Takim: Media dhe gazetarët rol thelbësor në informimin e publikut mbi çështjet e integrimit evropian

Media dhe gazetarët kanë një rol thelbësor në informimin e publikut mbi çështjet e integrimit evropian, të cilat duhet të kenë një hapësirë më të madhe dhe cilësore në diskutimet në publik dhe media.

���� Në kuadër të Muajit të Angazhimit të Shoqërisë Civile për Integrimin Evopian, ditën e sotme u zhvillua një diskutim i hapur me Ambasadorin e Mbretërisë së Vendeve të Ulta në Tiranë, z. Reinout Vos dhe përfaqësues të medias, i cili u fokusua në:

�� Sfidat kryesore që lidhen me raportimin e procesit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian;

�� Forcimin e rolit dhe angazhimit të medias dhe gazetarëve në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian;

�� Eksplorimin e mundësive për përfshirjen dhe ndërveprimin e medias dhe organizatave të shoqërisë civile në çështjet e integrimit evropian.

Disa nga rekomandimet e rëndësishme që dolën nga diskutimet e zhvilluara në këtë tryezë përfshijnë:

✅ Rritjen e ndërgjegjësimit të vetë gazetarëve mbi rëndësinë e procesit të negociatave me BE dhe forcimin e rolit kritik të medias në raportimin e çështjeve të integrimit;

✅ Bashkërendimin e dhënies së informacionit nga media me faktorë të tjerë shoqëror, siç janë organziatat e shoqërisë civile, grupet e interesit si dhe publiku i gjerë;

✅ Rritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e njohurive teknike të gazetarëve mbi procesin me qëllim informimin sa më të saktë të publikut;

✅ Rritjen e advokimit ndaj institucioneve përgjegjëse për rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe aksesit në informacion.

Takimet vijuese më përfaqësues të medias dhe gazetarë janë në fokus të objektivave të projektit, me qëllim adresimin e mëtejshëm të rekomandimeve të dala nga kjo tryezë si edhe përfshirjen e komunitetit të gazetarëve në proceset dhe rezultatet që kanë të bëjnë me negociatat për Cluster 1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *