{"id":2178,"date":"2025-03-03T10:25:00","date_gmt":"2025-03-03T10:25:00","guid":{"rendered":"http:\/\/cluster1albania.com\/sq\/?p=2178"},"modified":"2025-04-08T10:31:40","modified_gmt":"2025-04-08T10:31:40","slug":"fuqizimi-i-dialogut-per-sigurine-e-gazetareve-workshop-me-prokurore-dhe-gazetare","status":"publish","type":"post","link":"http:\/\/cluster1albania.com\/sq\/fuqizimi-i-dialogut-per-sigurine-e-gazetareve-workshop-me-prokurore-dhe-gazetare\/","title":{"rendered":"Fuqizimi i Dialogut p\u00ebr Sigurin\u00eb e Gazetar\u00ebve: Workshop me Prokuror\u00eb dhe Gazetar\u00eb"},"content":{"rendered":"\n<p>Hetimi i rasteve kund\u00ebr gazetar\u00ebve dhe punonj\u00ebsve t\u00eb medias mbetet nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb Shqip\u00ebri, ky\u00e7e p\u00ebr krijimin e nj\u00eb mjedisi t\u00eb sigurt, ku gazetar\u00ebt t\u00eb mund t\u00eb ushtrojn\u00eb profesionin e tyre pa frik\u00eb nga hakmarrja apo vet\u00ebcensura.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb vitin 2024, Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm miratoi nj\u00eb qarkore p\u00ebr hetimin e rasteve kund\u00ebr gazetar\u00ebve dhe punonj\u00ebsve t\u00eb medias dhe caktoi nj\u00eb pik\u00eb kontakti t\u00eb posa\u00e7me. M\u00eb her\u00ebt, n\u00eb zyrat e prokurorive n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin jan\u00eb em\u00ebruar prokuror\u00eb t\u00eb medias. Megjithat\u00eb, t\u00eb dh\u00ebnat nga monitorimi i Rrjetit SafeJournalists dhe raporti i fundit i SCiDEV dhe BIRN Albania tregojn\u00eb se numri i rasteve t\u00eb raportuara nga gazetar\u00ebt dhe punonj\u00ebsit e medias \u00ebsht\u00eb i ul\u00ebt, edhe p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb besimit, nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit dhe mb\u00ebshtetjes ligjore.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr t\u00eb adresuar k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, SCiDEV, n\u00eb bashk\u00ebpunim me Free Press Unlimited, Zyr\u00ebn e Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Citizens.al dhe Shoqat\u00ebn e Gazetar\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb organizuan \u201cWorkshop-in me Gazetar\u00eb dhe Prokuror\u00eb mbi Standardet e Liris\u00eb s\u00eb Shprehjes dhe Liris\u00eb s\u00eb Gazetar\u00ebve\u201d, duke bashkuar prokuror\u00eb, gazetar\u00eb dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile p\u00ebr t\u00eb diskutuar mbi \u00e7\u00ebshtjet e liris\u00eb s\u00eb shprehjes dhe siguris\u00eb s\u00eb gazetar\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e hapjes, Sh.T. Ambasadori Reinout Vos theksoi ngushtimin e hap\u00ebsir\u00ebs p\u00ebr gazetarin\u00eb e pavarur, duke n\u00ebnvizuar nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mbrojtur gazetarin\u00eb n\u00eb interes t\u00eb publikut. Kostaq Beluri, Prokuror, Drejtor i Drejtoris\u00eb p\u00ebr Koordinimin Institucional n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebrs\u00ebriti angazhimin e institucionit p\u00ebr sigurin\u00eb e gazetar\u00ebve: \u201cProkuroria e P\u00ebrgjithshme ka nxjerr\u00eb nj\u00eb qarkore p\u00ebr v\u00ebmendje t\u00eb shtuar ndaj rasteve t\u00eb sulmeve ndaj gazetar\u00ebve dhe jemi t\u00eb hapur p\u00ebr bashk\u00ebpunim m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, si dhe p\u00ebr aktivitete sensibilizuese dhe edukative\u201d, theksoi ai.<\/p>\n\n\n\n<p>Drejtoresha Ekzekutive e SCiDEV, Blerjana Bino, n\u00eb fjal\u00ebn e saj t\u00eb hapjes, fal\u00ebnderoi pjes\u00ebmarr\u00ebsit p\u00ebr kontributin dhe angazhimin, dhe p\u00ebrt\u00ebriti p\u00ebrkushtimin e organizat\u00ebs p\u00ebr t\u00eb punuar me gazetar\u00eb, institucionet e zbatimit t\u00eb ligjit dhe organizatat e shoq\u00ebris\u00eb civile, n\u00eb krijimin e nj\u00eb mjedisi t\u00eb sigurt dhe t\u00eb favorsh\u00ebm, ku gazetar\u00ebt t\u00eb ushtrojn\u00eb lirsh\u00ebm detyr\u00ebn e tyre n\u00eb mbrojtje t\u00eb interesit publik.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjat\u00eb pjes\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb diskutimeve, t\u00eb moderuar nga gazetari dhe eksperti i komunikimit Neritan Sejamini, workshop-i sh\u00ebrbeu si platform\u00eb p\u00ebr dialog konstruktiv mes gazetar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve. Gazetarja Esiona Konomi theksoi nevoj\u00ebn p\u00ebr mekanizma konkret\u00eb p\u00ebr t\u00eb rritur bashk\u00ebpunimin, duke propozuar q\u00eb SCiDEV dhe Shoqata e Gazetar\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb leht\u00ebsojn\u00eb tryeza n\u00eb t\u00eb 12 qarqet mes prokurorive dhe gazetar\u00ebve lokal\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjithashtu, gazetari Osman Stafa shtoi se gazetar\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebrballen me k\u00ebrc\u00ebnime n\u00eb rritje, por shum\u00eb prej tyre hezitojn\u00eb t\u00eb raportojn\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb besimit te institucionet dhe frik\u00ebs nga hakmarrja. \u201cRrjeti SafeJournalists na ka mb\u00ebshtetur kur kemi qen\u00eb n\u00ebn sulm, por kemi nevoj\u00eb q\u00eb institucionet t\u00eb reagojn\u00eb,\u201d theksoi ai.<\/p>\n\n\n\n<p>Prokuror\u00ebt dhe gazetar\u00ebt eksploruan m\u00eb tej m\u00ebnyrat p\u00ebr t\u00eb kap\u00ebrcyer tensionet dhe nivelet e ul\u00ebta t\u00eb besimit n\u00eb disa raste, duke njohur misionin e p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb mbrojtur interesin publik.<\/p>\n\n\n\n<p>Pjesa e dyt\u00eb iu kushtua nj\u00eb Workshop-i mbi Sigurin\u00eb e Gazetar\u00ebve dhe diskutimit t\u00eb rasteve studimore, i moderuar nga gazetari i pavarur Artan Rama. Diskutimet u ndal\u00ebn edhe tek r\u00ebnd\u00ebsia e hetimeve t\u00eb shpejta p\u00ebr krimet ndaj gazetar\u00ebve. Erida Sk\u00ebndaj, Drejtore Ekzekutive e Komitetit Shqiptar t\u00eb Helsinkit, prezantoi dy raste studimore, duke theksuar se ka vonesa dhe pezullime n\u00eb trajtimin e rasteve t\u00eb dhun\u00ebs ndaj gazetar\u00ebve. \u201cHetimi i plot\u00eb dhe transparenca jan\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr nd\u00ebrtimin e besimit,\u201d theksoi ajo.<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb tej, Jasmijn de Zeeuw, K\u00ebshilltare Ligjore nga Free Press Unlimited n\u00eb Holand\u00eb, udh\u00ebhoqi nj\u00eb workshop mbi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e standardeve t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs dhe atyre nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duke deklaruar: \u201cNa duhet nj\u00eb bot\u00eb m\u00eb e sigurt p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, dhe zbatimi i standardeve p\u00ebr lirin\u00eb e shprehjes dhe hetimet prokuroriale \u00ebsht\u00eb ky\u00e7 p\u00ebr nd\u00ebrtimin e k\u00ebsaj sigurie.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Workshop-i u mbyll me nj\u00eb angazhim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr p\u00ebrfshirje t\u00eb q\u00ebndrueshme, p\u00ebrmir\u00ebsime n\u00eb politika dhe mekanizma t\u00eb shtuar mbrojtjeje. N\u00eb vazhdim, pal\u00ebt ran\u00eb dakord mbi nevoj\u00ebn p\u00ebr konsultime t\u00eb rregullta, fushata nd\u00ebrgjegj\u00ebsimi dhe p\u00ebrpjekje p\u00ebr nd\u00ebrtim kapacitetesh p\u00ebr t\u00eb mbrojtur integritetin e gazetaris\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n\n\n\n<p>Ky workshop u zhvillua m\u00eb 3 mars, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb projektit <em>\u201cFuqizimi i Siguris\u00eb s\u00eb Gazetar\u00ebve p\u00ebrmes Bashk\u00ebpunimit me Aktor\u00ebt dhe Zhvillimit t\u00eb Kapaciteteve t\u00eb Gazetar\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d<\/em>, zbatuar nga SCiDEV n\u00eb bashk\u00ebpunim me Citizens Channel dhe Free Press Unlimited, me mb\u00ebshtetjen e Ambasad\u00ebs s\u00eb Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Vendeve t\u00eb Ulta n\u00eb Shqip\u00ebri, dhe p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb nism\u00eb q\u00eb synon t\u00eb forcoj\u00eb partneritetet dhe t\u00eb ngrej\u00eb nivelin e diskutimit mbi sigurin\u00eb mediatike n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n\n\n\n<p>SCiDEV mbetet e p\u00ebrkushtuar p\u00ebr t\u00eb punuar ngusht\u00eb me institucionet p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr t\u00eb siguruar p\u00ebrfshirjen dhe angazhimin e aktor\u00ebve, si dhe p\u00ebr t\u00eb gjeneruar rekomandime t\u00eb bazuara n\u00eb prova p\u00ebrpara zbatimit t\u00eb programeve t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb kapaciteteve p\u00ebr gazetar\u00ebt n\u00eb faz\u00ebn e ardhshme t\u00eb projektit. Aktiviteti u zhvillua n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb muajit t\u00eb Angazhimit Qytetar p\u00ebr Integrimin Europian n\u00eb tem\u00ebn e Clusterit 1.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Hetimi i rasteve kund\u00ebr gazetar\u00ebve dhe punonj\u00ebsve t\u00eb medias mbetet nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb Shqip\u00ebri, ky\u00e7e p\u00ebr krijimin e nj\u00eb mjedisi t\u00eb sigurt, ku gazetar\u00ebt t\u00eb mund t\u00eb ushtrojn\u00eb profesionin e tyre pa frik\u00eb nga hakmarrja apo vet\u00ebcensura. N\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":2179,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-2178","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"http:\/\/cluster1albania.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2178","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"http:\/\/cluster1albania.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"http:\/\/cluster1albania.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/cluster1albania.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/cluster1albania.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2178"}],"version-history":[{"count":1,"href":"http:\/\/cluster1albania.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2178\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2180,"href":"http:\/\/cluster1albania.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2178\/revisions\/2180"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/cluster1albania.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2179"}],"wp:attachment":[{"href":"http:\/\/cluster1albania.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2178"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"http:\/\/cluster1albania.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2178"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"http:\/\/cluster1albania.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2178"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}