Prokurimi Publik

Kapitulli 5

Acquis në fushën e prokurimint publik përfshin parimet e përgjithshme të transparencës, trajtimit të barabartë, konkurrencës së lirë dhe mosdiskriminimit.

Statistikat

Kapitulli18

Acquis në fushën e statistikave përmban ekzistencën e një infrastrukture statistikore të bazuar në parime të tilla si paanshmëria, besueshmëria, transparenca, konfidencialiteti i të dhënave individuale dhe shpërndarja e statistikave zyrtare.

Gjyqësori dhe të drejtat themelore

Kapitulli 23

Politikat e BE-së në fushën e gjyqësorit dhe të drejtave themelore synojnë të krijojnë një gjyqësor të pavarur dhe efikas duke respektuar të drejtat e njeriut.

Drejtësia, Liria dhe Siguria

Kapitulli 24

Politikat e BE-së synojnë të ruajnë dhe zhvillojnë më tej Bashkimin si një zonë lirie, sigurie dhe drejtësie duke bashkëpunuar dhe rkrijuar e zbatuar rregulla në çështje të tilla si kontrolli kufitar, vizat, migracioni i jashtëm, azili, bashkëpunimi policor, lufta kundër krimit të organizuar dhe kundër terrorizmit, bashkëpunimi në fushën e drogës, bashkëpunimi doganor dhe bashkëpunimi gjyqësor në çështjet penale dhe civile.

Kontrolli financiar

Kapitulli 32

Acquis sipas këtij kapitulli lidhet me miratimin e kornizave dhe standardeve të njohura ndërkombëtarisht, si dhe me praktikën e mirë të BE-së, për kontrollin e brendshëm financiar publik (PIFC), bazuar në parimin e llogaridhënies së decentralizuar menaxheriale..

Kriteret

  • kriteret ekonomike
  • funksionimi i institucioneve demokratike
  • reforma e administratës publike

Lajme dhe aktivitete

Platforma e Negociatave BE-Shqipëri për Grupin e I-rë të Kapitujve

Tryezë diskutimi dhe prezantimi të raportit mbi performancën e institucioneve të posaçme në Shqipëri

Tryezë diskutimi dhe prezantimi të raportit mbi performancën e institucioneve të posaçme në Shqipëri

CSDG - Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes organizoi tryezën e diskutimit dhe prezantimin e raportit mbi performancën e institucioneve të posaçme në Shqipëri, duke mbledhur së bashku përfaqësues të institucioneve të drejtësisë, Kuvendit, partnerëve ndërkombëtarë, shoqërisë civile dhe...
Read More
Tryezë Diskutimi ”Efektet e Reformës së Hartës Gjyqësore në Sistemin e Prokurorisë në Shqipëri”

Tryezë Diskutimi ”Efektet e Reformës së Hartës Gjyqësore në Sistemin e Prokurorisë në Shqipëri”

Komiteti Shqiptar i Helsinkit zhvilloi një tryezë diskutimi mbi dokumentin e politikave që analizon ndikimin që ka sjellë zbatimi i hartës së re gjyqësore në funksionimin e sistemit të prokurorisë së juridiksionit të përgjithshëm në Shqipëri, duke u fokusuar tek...
Read More
Konferencë rajonale mbi fqinjësinë e mirë dhe performancën institucionale në procesin e integrimit evropian

Konferencë rajonale mbi fqinjësinë e mirë dhe performancën institucionale në procesin e integrimit evropian

Instituti i Kosovës për Drejtësi, në bashkëpunim me CSDG - Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes dhe Center for Investigative Journalism SCOOP-Macedonia, organizoi një konferencë rajonale mbi fqinjësinë e mirë dhe performancën institucionale në procesin e integrimit evropian. Diskutimi...
Read More
Tryezë diskutimi kushtuar rolit të qasjes administrative në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri

Tryezë diskutimi kushtuar rolit të qasjes administrative në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri

Në kuadër të aktiviteteve të Muajit të Integrimit Evropian, CSDG - Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes organizoi një tryezë diskutimi kushtuar rolit të qasjes administrative në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri. Gjatë aktivitetit u prezantuan gjetjet...
Read More
Takim rajonal kushtuar Kapitujve të BE-së

Takim rajonal kushtuar Kapitujve të BE-së

Në Prishtinë, IKD, në bashkëpunim me CSDG dhe SCOOP Macedonia, organizoi një takim rajonal kushtuar Kapitujve të BE-së: • Kapitulli 23 – Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore • Kapitulli 24 – Drejtësia, Liria dhe Siguria Në këtë takim morën pjesë...
Read More
Takimi i parë i projektit “Regional Fundamentals Snapshot” – Advancing Cooperation on EU Cluster 1 in Albania, Kosovo, and North Macedonia

Takimi i parë i projektit “Regional Fundamentals Snapshot” – Advancing Cooperation on EU Cluster 1 in Albania, Kosovo, and North Macedonia

U mbajt takimi i parë i projektit “Regional Fundamentals Snapshot” – Advancing Cooperation on EU Cluster 1 in Albania, Kosovo, and North Macedonia (Pasqyrë Rajonale mbi Themeloret” – Avancimi i Bashkëpunimit për Grupkapitullin 1 të BE-së në Shqipëri, Kosovë dhe...
Read More
Tryezë e prezantimit të një vlerësimi të strukturuar mbi funksionimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë

Tryezë e prezantimit të një vlerësimi të strukturuar mbi funksionimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë

Në kuadër të Muajit të Integrimit Evropian, i cili zhvillohet për të pestin vit radhazi si një hapësirë reflektimi mbi çështjet kyçe të rrugëtimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, CSDG - Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes organizoi tryezën...
Read More
Panel diskutimi në ambientet e Europe House Tirana, në kuadër të platformës ClusterOne

Panel diskutimi në ambientet e Europe House Tirana, në kuadër të platformës ClusterOne

Si pjesë e Winter ELSA Law School Tirana, u zhvillua një panel diskutimi në ambientet e Europe House Tirana, në kuadër të platformës ClusterOne, e zbatuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Paneli...
Read More
Tryezë e diskutimit “Vlerësimi i Arkitekturës Institucionale në funksion të Performancës dhe Integritetit të Prokurorisë së Posaçme: Garancitë për Pavarësi dhe Mekanizmat e Llogaridhënies

Tryezë e diskutimit “Vlerësimi i Arkitekturës Institucionale në funksion të Performancës dhe Integritetit të Prokurorisë së Posaçme: Garancitë për Pavarësi dhe Mekanizmat e Llogaridhënies

CSDG - Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes organizoi tryezën e diskutimit “Vlerësimi i Arkitekturës Institucionale në funksion të Performancës dhe Integritetit të Prokurorisë së Posaçme: Garancitë për Pavarësi dhe Mekanizmat e Llogaridhënies”. ➤ Në hapje të aktivitetit, znj....
Read More
Temat kryesore të diskursit publik e politik në Shqipëri janë: standardet zgjedhore dhe anëtarësimi në BE

Temat kryesore të diskursit publik e politik në Shqipëri janë: standardet zgjedhore dhe anëtarësimi në BE

Temat kryesore të diskursit publik e politik në Shqipëri janë: standardet zgjedhore dhe anëtarësimi në BE. Në një demokraci funksionale janë dy tematika në kontrast të thellë dhe vështirë të qëndrojnë bashkë, në demokraci të brishtë si Shqipëri janë tematika...
Read More

Qëllimi i projektit

Objektivi i përgjithshëm i projektit është të mbështesë negociatat e pranimit të Shqipërisë në BE lidhur me Grupin e Parë të Kapitujve Negociues (Cluster 1), përmes përmirësimit të debatit të politikave, forcimit të llogaridhënies dhe rolit të OSHC-ve në proces

Objektivat

  • Mbështetja e institucioneve publike të përfshira në negociatat me BE-në për Cluster 1, përmes ofrimit të ekspertizës dhe advokimit të politikave.
  • Forcimi i llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë të institucioneve publike të përfshira në procesin e negociatave me BE-në në Përmbushjen e Cluster 1 dhe ecurinë e përgjithshme të negociatave.
  • Forcimi i njohurive dhe përfshirjes së komunitetit profesional, grupeve të interesit dhe publikut në proceset dhe rezultatet që kanë të bëjnë me negociatat për Cluster 1.
  • Forcimi i rolit të përgjithshëm dhe vizibilitetit të OShC-ve shqiptare në procesin e negociatave me BE-në.

Aktivitetet dhe Produktet

28 PUBLIKIMET

28 publikime (dokumente politikash, përmbledhje politikash, dokumente diskutimi, dokumente pozicioni) që do të mbulojnë temat përkatëse në lidhje me procesin e negociatave të përfshira në Cluster One dhe zhvillimet në axhendën e integrimit në BE të

6 TAKIME TË PËRBASHKËT

6 takime të përbashkëta ndërmjet C1-EU-NPA dhe institucioneve qeveritare të përfshira në procesin e negociatave

6 TRYEZA DISKUTIMI PUBLIK

6 tryeza diskutimi publik mbi tema të rëndësishme për procesin e negociatave të Cluster One që do të identifikohen përmes hulumtimit dhe ndërveprimit me grupet e interersit dhe institucionet publike

10 KONFERENCA PËR SHTYP

10 konferenca shtypi për të komunikuar me median për çështje që lidhen me procesin e integrimit

3 KONFERENCA (1 ÇDO VIT)

3 konferenca (1 çdo vit) me pjesëmarrjen e aktorëve përkatës

KRIJIMI I KANALEVE TË DEDIKUARA TË KOMUNIKIMIT ME BAZË WEB

Krijimi i kanaleve të dedikuara të komunikimit të bazuara në ueb për shpërndarjen e aktiviteteve të projektit dhe

SHPËRNDARJE E RREGULLT PËRMES MEDIAVE SOCIALE

Shpërndarja e rregullt përmes mediave sociale mbi aktivitetet dhe rezultatet e projektit ose/dhe çështjet e procesit të integrimit

Publikime

Diskutime publike

Konferencë shtypi

Konferenca

For further information on “Cluster 1 platform” contact us

Target group

1. Institucionet publike të përfshira në procesin e negociatave me BE-në dhe negociatat për Cluster 1.

2. Komuniteti kërkimor dhe akademia

3. Organizatat e shoqërisë civile

4. Media

Always happy clients over the years

Request a Quote Today

At vero eos et accusamus et iusto odio dignissimos ducimus qui blanditiis praesentium voluptatum deleniti atque corrupti quos dolores

Have difficulty? Take Free Call

On the other hand, we denounce with righteous indignation and dislike men.

Connect with us directly

On the other hand, we denounce with righteous indignation and dislike.