Kapitulli 32: Kontrolli Financiar

Acquis për këtë kapitull lidhet me miratimin e kornizave dhe standardeve të njohura ndërkombëtarisht, si dhe me praktikën e mirë të BE-së, për kontrollin e brendshëm financiar publik (PIFC), bazuar në parimin e llogaridhënies së decentralizuar menaxheriale. PIFC duhet të zbatohet në të gjithë sektorin publik dhe të përfshijë kontrollin e brendshëm të menaxhimit financiar të fondeve kombëtare dhe të BE-së. Në veçanti, acquis kërkon ekzistencën e sistemeve efektive dhe transparente të menaxhimit, duke përfshirë marrëveshjet e llogaridhënies për arritjen e objektivave; një auditim i brendshëm funksionalisht i pavarur; dhe strukturat përkatëse organizative, duke përfshirë koordinimin qendror të zhvillimit të PIFC në të gjithë sektorin publik. Ky kapitull kërkon gjithashtu një institucion auditimi të jashtëm të pavarur institucionalisht, operacionalisht dhe financiarisht, i cili zbaton mandatin e tij të auditimit në përputhje me standardet e Organizatës Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (INTOSAI) dhe i raporton parlamentit mbi përdorimin e burimeve të sektorit publik. Përveç kësaj, ky kapitull mbulon gjithashtu mbrojtjen e interesave financiare të BE-së kundër mashtrimit në menaxhimin e fondeve të BE-së dhe mbrojtjen e euros kundër falsifikimit.

1. Kontrolli i Brendshëm Financiar Publik (KBFP)
2. Auditimi i jashtëm
3. Mbrojtja e interesave financiare të BE-së
4. Mbrojtja e euros nga falsifikimi

LIGJE / VENDIM I KËSHILLIT TË MINISTRAVE / URDHRA DHE VENDIME TË INSTAT / REZOLUTA TË KUVENDIT TË SHQIPËRISË

Ligj – Nr. 10 296, datë 08.07.2010 i ndryshuar me ligjin nr. 110/2015 dhe ligjin nr. 14/2023
Për menaxhimin financiar dhe kontrollin

 

Strategjia për menaxhimin e financave publike 2014 – 2020

 

Vendim – Nr. 698 , datë 10.10.2012
“Për miratimin, në parim, të marrëveshjes së veçantë, ndërmjet këshillit të ministrave të republikës së shqipërisë dhe qeverisë së mbretërisë së suedisë, për përmirësimin e menaxhimit financiar dhe kontrollit të fondeve publike (faza i)”

Vendim – Nr. 640 dt. 11/ 6/ 2009
Për miratimin e letërpolitikave për kontrollin e brendshëm financiar publik dhe të planit të veprimit, 2009-2014

 

Urdhër nr.113, datë 23.12.2020
Per miratimin e metodologjise per vleresimin e cilesise se sistemit te kontrollit te brendshem ne njesite e qeverisjes se pergjithshme

Urdhër nr.108, datë 17.11.2016
Për miratimin e manualit të menaxhimit financiar dhe kontrollit

Urdhër nr.221, datë 1.12.2021
Per disa shtesa dre ndryshime ne urdhrin nr. 117, date 01.04.2019 per miratimin e metodologjise per monitorimin e performances se sistemit te kontrollit te brendshem te njesive publike

Udhëzim – Nr.39 datë 24.12.2018
Procedurat e mbylljes së llogarive vjetore te buxhetit per vitin 2018

Udhëzim – Nr.16 datë 20.7.2016
Per pergjegjesite dbe detyrat e koordinatorit te menaxhimit financiar dhe kontrollit dbe koordinatorit te riskut ne njesite publike

Udhëzim – Nr.4 datë 29.1.2020
Per delegimin e te drejtave dhe detyrave ne njesite e qeverisjes se pergjithshme