Kapitulli 24: Drejtesia, Liria, Siguria

Politikat e BE-së për këtë kapitull synojnë të ruajnë dhe zhvillojnë më tej Bashkimin Evropian si një zonë lirie, sigurie dhe drejtësie. Për çështje të tilla si kontrolli kufitar, vizat, migracioni i jashtëm, azili, bashkëpunimi policor, lufta kundër krimit të organizuar dhe kundër terrorizmit, bashkëpunimi në fushën e drogës, bashkëpunimi doganor dhe bashkëpunimi gjyqësor në çështjet penale dhe civile, shtetet anëtare duhet të marrin masat e duhura ne legjislacionin e brendshem për të zbatuar në mënyrë adekuate kornizën në rritje të rregullave të përbashkëta. Mbi të gjitha, kjo kërkon një kapacitet administrativ të fortë dhe të mirëintegruar brenda agjencive ligjzbatuese dhe organeve të tjera përkatëse, të cilat duhet të arrijnë standardet e nevojshme. Një organizatë policore profesionale, e besueshme dhe efikase është e një rëndësie të madhe. Pjesa më e detajuar e politikave të BE-së për drejtësinë, lirinë dhe sigurinë është acquis e Shengenit, e cila përfshin heqjen e kontrolleve të kufijve të brendshëm në BE. Megjithatë, për Shtetet e reja Anëtare, pjesë të konsiderueshme të acquis të Shengenit zbatohen pas një vendimi të veçantë të Këshillit që do të merret pas aderimit.

1. Lufta kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit
2. Bashkëpunimi në luftën kundër narkotikeve
3. Migrimi legal dhe i parregullt
4. Politika e azilit dhe vizave
5. Shengeni dhe kufijtë e jashtëm
6. Bashkëpunimi gjyqësor në çështjet civile dhe tregtare

Rregullore dhe direktiva te Keshillit dhe Parlamentit, Vendime te Komisionit Evropian, Vendime te Gjykates Evropiane te Drejtesise, Rekomandime te Komisionit Evropian