Pastrimi i Parave në Kontekstin e Amnistisë Fiskale dhe Penale

AIS organizoi ditën e sotme Tryezën e Diskutimit “Pastrimi i Parave në Kontekstin e Amnistisë Fiskale dhe Penale”, gjatë së cilës u diskutua me të ftuar dhe pjesëmarrës nga institucionet publike, ekspertë të fushës si edhe përfaqësues të organizmave ndërkombëtare mbi 2 dokumenta të përgatitura mbi çështje të Amnistisë Fiskale dhe Penale.
Dokumenti i parë përmban analizën e aspekteve kryesore që lidhen me iniciativën ligjore për Amnisti Fiskale dhe Penale të subjekteve që bëjnë deklarim vullnetar të pasurive, iniciativë e prezantuar si draft ligj për konsultim publik në datën 23 qershor 2022.


Dokumenti i dytë zbardh disa aspekte dhe problematika të harmonizimit dhe sigurisë juridike e që lidhen me draft ligjin e propozuar për Amnisti Fiskale dhe Penale të subjekteve që bëjnë deklarim vullnetar të pasurive, draft ligj iniciativë e prezantuar për konsultim publik në datën 23 qershor 2022 me afat për mendime dhe rekomandime deri 23 Korrik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *