Diskutim i hapur me studentët e Universitetit EPOKA

Në vijim të takimeve në Universitete dhe duke patur në vëmendje se integrimi në Bashkimin Evropian është një prioritet kombëtar për shoqërinë shqiptare, që kërkon angazhimin e të gjithë grupeve sociale, u zhvillua një diskutim i hapur mes studentëve të Universitetit EPOKA, me praninë të Ambasadorit të Vendeve të Ulta në Tiranë, SH.T. Reinout Vos, si dhe përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile.

Pjesëmarrësit shkëmbyen mendime dhe pyetje-përgjigje në lidhje me procesin e integrimit, rolin e shoqerise civile, angazhimin qytetar ne nivel lokal si dhe reformat që duhet të kryejë Shqipëria për të anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Gjithashtu gjate ketij takimi u zhvillua edhe nje workshop me studentet ku u prezantua menyra e hartimit te nje Policy Brief.

Ky takim vjen si një angazhim i platformës sonë për të rritur pjesëmarrjen dhe debatin publik mbi procesin e integrimit evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *