Tryezë Diskutimi për të konsultuar gjetjet dhe disa rekomandime të adresuara përmes Dokumentit të Qëndrimeve “Procesi i verifikimit dhe pasojat e tij drejt një gjyqësori të pavarur, profesional dhe të përgjegjshëm në Shqipëri.”

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) zhvilloi Tryezën e Diskutimit për të konsultuar gjetjet dhe disa rekomandime të adresuara përmes Dokumentit të Qëndrimeve “Procesi i verifikimit dhe pasojat e tij drejt një gjyqësori të pavarur, profesional dhe të përgjegjshëm në Shqipëri.”

Ky aktivitet, i udhëhequr nën moderimin e lektorit dhe gazetarit të mirënjohur Z. Lutfi Dervishi, u përshëndet nga Drejtoresha Ekzekutive e KShH, Znj.Erida Skëndaj, Ambasadori i i Mbretërisë të Vendeve të Ulta në Tiranë H.E. Mr. Reinout Vos dhe Ambasadori i Delegcionit t Bashkimit Europian në Shqipër H.E. Mr. Slvio Gonzato.

Në këtë diskutim përpos drejtuesve të gjithë Prokurorive që ushtrojnë funksionin e tyre në Republikën e Shqipërisë, morën pjesë dhe Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Z. Ilir Rusi, Kryetari i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, Z.Artur Metani, Drejtuesja e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Znj.Evgjeni Bashari Anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Z.Erion Fejzulla, si dhe Krytrja e Kabinetit të Gjykatës së Lartë Znj. Arta Vorpsi.

Dokumenti i diskutuar nënvizon rëndësinë e procesit të vetingut për një sistem gjyqësor të drejtë dhe të besueshëm. Ai thekson se pavarësia e gjyqësorit është themelore për të luftuar korrupsionin dhe për të garantuar një drejtësi të paanshme. Gjithashtu, profesionalizmi i magjistratëve duhet të mbështetet në meritokraci dhe integritet, duke siguruar që vetëm më të mirët të shërbejnë në sistemin e drejtësisë. Në fund, llogaridhënia mbetet një element kyç për të forcuar besimin e publikut dhe transparencën në vendimmarrje. Vetëm një sistem i tillë mund të sigurojë drejtësi për të gjithë dhe të çojë përpara shtetin e së drejtës.

Sidoqoftë nevoja për përmirësime përsa i përket rritjes së shpejtësisë së shqyrtimit të çështjeve e për rrjedhojë minimizimin e mbingarkesës, unifikimi i standarteve dhe rritja e eficencës së koordinimit institucional ishin disa nga komentet kyç të parashtruara gjatë tryezës.

Ky aktivitet i Komitetit Shqiptar të Helsinkit (KShH) është realizuar në kuadër të projektit C1 – EU – NPA, “Përmirësimi i Debatit mbi Politikat dhe Llogaridhënien për të Përmbushur të Drejtat Bazike, përmes krijimit të Platformës së Negociatave të Cluster 1 Shqipëri”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *