Tryeza e Diskutimit e organizuar nga CSDG – Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes kishte si qëllim të adresonte nëpërmjet një diskutimi gjithëpërfshirës nevojën e kufizimit të interesave private mbi politikën dhe ekonominë, si një praktikë e konsoliduar dhe me pasoja negative për zhvillimin afatgjatë e të qëndrueshëm ekonomik dhe shoqëror të vendit.
Pasojat e krijuara nga marrëdhëniet dhe favorizimet klienteliste kanë theksuar prezencën e problematikave të tilla si monopolizimi i tregjeve, mungesë e konkurrencës, mirëqënia e ulët ekonomike, infomaliteti dhe papunësia, rritja e pabarazive dhe cënimi i kohezionit social, duke cënuar besimin e qytetarëve tek institucionet shtetërore.
Tashmë kur hapja e negociatave me Bashkimin Evropian përbën një prioritet për Shqipërinë, adresimi i këtyre sfidave duhet të fokusohet edhe në:
Kufizimin e ndikimit të interesave private mbi politikën dhe ekonominë;
Ndërtimin e një shtete me mundësi dhe akses të barabartë;
Sigurimin e transparencës së plotë dhe masave të forta që nxisin një ekonomi konkurruese;
Rritjen e nivelit të përgatitjes për t’ju përgjigjur ritmeve dhe dinamikave përtej rajonit.
Një falenderim të veçantë për kontributin e të gjithë panelistëve:
Jorida TabakuAnila Denaj Selami Xhepa Mateo Spaho Zef Preci Ilir Kalemaj Ola Mitre
***
“C1-EU-NPA – Platforma e Shoqërisë Civile për negociatat e Grupit të Parë të Kapitujve (#CLUSTER1) me Bashkimin Evropian” mbështetur nga Embassy of the Netherlands in Albania