Diskutimin i hapur me studentët e Universitetit të Elbasanit mbi rolin e Shoqërisë Civile dhe botës akademike në procesin e integrimit evropian

Sot zhvilluam diskutimin e hapur të radhës me Universitetin e Elbasanit dhe studentët e këtij universiteti mbi rolin e Shoqërisë Civile dhe botës akademike në procesin e integrimit evropian. Të pranishëm ishin Ambasadori i Vendeve të Ulëta në Tiranë, SH.T. Reinout Vos, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, si dhe lektorë nga Universiteti i Elbasanit.

Studentët dhe lektorët e UNiEL patën mundësinë të diskutojnë me ambasadorin dhe shoqërinë civile mbi pritshmëritë e tyre për procesin e integrimit dhe çfarë Shqipëria do të përfitojë nga anëtarësimi në BE, por edhe se çfarë vlere të shtuar Shqipëria do t’i sjellë BE-së. Në takim u njohëm edhe me punën e Prof. Asoc. Arben Gjeta, Chair “Jean Monnet” dhe kontributin e pjesëmarrjen e këtij universiteti në programet ERASMUS.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *