Kontrolli i Integritetit të Kontraktorëve Publik, praktikat EU dhe kontraktimi në Kontekstin Shqiptar

Startoi “Shkurti Muaji i Angazhimit Civil për EU Integrim” – AIS prezanton Dokumentin mbi Kontrollin e Integritetit të Kontraktorëve Publik, praktikat EU dhe Konteksti Shqiptar

Shkurti Muaji i Angazhimit Civil për Integrimin Evropian, filloi me një event të Organizatës AIS, me titull  Kontrolli i Integritetit të Kontraktorëve Publik, praktikat EU dhe kontraktimi në Kontekstin Shqiptar, ku u prezantua edhe një  Dokument Politikash realizuar në kuadër të Projektit C1-EU-NPA. Në takim mori pjesë edhe shkëlqesia e tij ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Tiranë zoti Reinout Vos.

Aranita Brahaj drejtore e Organizatës, theksoi se Shumë Kompani që kanë fituar statusin Kontraktor në Prokurime Publike; Investitor në Asete Shtetërore apo të Licensuar Publik në sektorë Strategjik, janë shoqëri me zotërues të paidentifikuar në vende të regjistrit Shell apo Offshore. Ky status sjell pikëpyetje mbi kontrollin e Integritetit dhe të këtyre Bizneseve që zbatojnë Kontrata me Asete Shtetërore dhe Para të Taksapaguesve Shqiptar.

Dokumenti i Politikave synon të analizojë Praktikën e Vendeve EU dhe të vlerësojë çka mungon dhe përkon me boshllëqe dhe nevoja për ndërhyrje në Legjislacionin dhe Praktikën Shqiptare. Në finale organizata prezantoi edhe rekomandime konkrete për ndryshime dhe shtesa  në Legjislacionin për Prokurimin Publik, dhe Ligjin për Deklarimin e Pronarit Përfundimtar.

Konkluzionet dhe Rekomandimet u prezantuan në prani edhe të Përfaqësuesve të Parlamentit dhe Qeverisë. Zonja Klotilda Bushka Kryetare e Komisionit të Çështjeve Ligjore në Kuvend dhe zonja Jorida Tabaku kryetare e Komitetit Parlamentar për Integrimin, folën mbi gjetjet dhe propozimet për ndryshime ligjore të bëra nga Shoqëria Civile. Gjithashtu në event mori pjesë edhe drejtore e përgjithshme e Agjencisë së Prokurimeve Publike zonja Reida Kashta njëkohësisht përgjegjëse për bisedimet mbi Kapitullin Prokurimi Publik.

Ky Dokument Politikash dhe Eventi realizohen në kuadër të Projektit C1-EU-NPA “Përmirësimi i Debatit mbi Politikat dhe Llogaridhënien për të Përmbushur të Drejtat Themelore përmes krijimit të Platformës së Negociatave të Cluster 1, projekt me mbështetje të Ambasadës së Mbretërisë së Holandës dhe që po zbatohet nga katër organizata të Shoqërisë Civile AIS, CSDG, KSHH dhe ISP .

Dokumenti u Hartua nga AIS në bashkëpunim me ekspertin Eduard Halimi. Organizata AIS përveç kontributit përmes Dokumentit të Politikave dhe Rekomandimeve  është edhe promotore e databazave me të dhëna të hapura për gjurmim, transparencë dhe verifikim të kontratave dhe kontraktorëve publik, konkretisht përmes Open Corporates Albania dhe Open Procurement Albania.

Shiko agjenden KËTU

Shiko Dokumentin e Politikave KËTU

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *