Tryeza e 2 e Rrumbullakët në kuadër të 🇪🇺 Muajit të Angazhimit të Shoqërisë Civile për Integrimin Evropian, u organizua nga CSDG – Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes me fokus: “Sfidat e qasjes së Shqipërisë në adresimin efektiv të krimit të organizuar: Zhvillimi i një kuadri ligjor të përmirësuar në përputhje me qasjen e Bashkimit Evropian”.
Dokumenti i politikave i prezantuar gjatë këtij aktiviteti, shërbeu për të zhvilluar një diskutim me aktorë të institucioneve publike dhe jopublike në lidhje me adoptimin e një qasjeje të përmirësuar të Shqipërisë në adresimin e fenomenit të #krimitëorganizuar.
Duke qenë se lufta efektive kundër krimit të organizuar do të mbetet një nga treguesit kryesorë për përparimin e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në #BE, gjetjet kryesore në këtë dokument politikash, synojnë të shërbejnë gjithashtu për të nxitur krijimin e mundësive dhe kapaciteteve të Shqipërisë në adresimin e instrumentave më efektiv kundrejt këtij fenomeni.
Një falenderim të veçantë për panelistë dhe kontribuesit në këtë tryezë: znj. Ermonela Felaj Valikaj (Zëvendëskryetare e Kuvendit), znj. Jorida Tabaku (Kryetare e Komisionit për Integrimin Evropian), z. Idriz Haxhiaj (Ministria e Brendshme) dhe z. Fabian Zhilla (Ekspert për çështjet e luftës kundër krimit të organizuar).