Procesi i rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, përbën një nga shtyllat kyç të Reformës në Sistemin e Drejtësisë. Ky proces mbart një rëndësi të veçantë edhe në kuadër të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, pasi përbën një ndër kushtet kryesore për hapjen e negociatave.
Në këtë kontekst, Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), në kuadër të projektit “C1-EU-NPA- Platforma e Shoqërisë Civile për negociatat e Grupit të Parë të Kapitujve (CLUSTER 1) me Bashkimin Europian”, si dhe monitorimit të vazhdueshëm që KShH ka realizuar ndaj këtij procesi, në kuadër të misionit të tij për respektimin e të drejtave të njeriut, ka hartuar një dokument politikash “Procesi i rivlerësimit kalimtar të prokurorëve dhe gjyqtarëve në kuadër të detyrimeve për integrim në Bashkimin Evropian”.
Ky dokument politikash, ka për synim të prezantojë ecurinë dhe mbarëvajtjen e procesit të vettingut në këndvështrim të detyrimeve kryesore që burojnë nga procesi i integrimit evropian.Qëllimi i këtij dokumenti politikash konsiston në identifikimin e vështirësive dhe problematikave me të cilat janë përballur këto organe, duke disponuar 30 vendimmarrje interesante për publikun në vitin 2021, si dhe adresimin e rekomandimeve në funksion të rritjes së standardit në zbatimin e ligjit, konsolidimit të praktikës, si dhe rritjen e transparencës e besimit të publikut