PROKURIMI PUBLIK NË LUPËN E INTEGRIMIT EUROPIAN

Tema e prokurimit publik dhe tema e integrimit evropian nuk janë tema të reja në Shqipëri. Për to është folur dhe diskutuar për vite me radhë. E veçanta e ditës së sotme është bashkimi i të dy temave në një të vetme duke e transformuar kështu vlerën e secilës prej tyre shumëfish. Sektori publik, domethënë shteti – nëpërmjet prokurimeve publike, shpenzon përqindjen më të madhe nga Buxheti Kombëtar. Nga ana tjetër, duke qenë një nga fushat, që sipas parimeve të gjithëpranuara, përmban edhe rrezikun më të lartë të ndodhjes së korrupsionit, rëndësia e trajtimit të saj rritet ndjeshëm.


Ndërkohë, rruga e integrimit evropian të Shqipërisë duket se po i afrohet një faze të re, ndaj edhe duke ndjekur mësimet e së kaluarës është me vend që ky rrugëtim të shndërrohet në prioritetin kryesor të të gjithë aktorëve shtetërorë dhe të shoqërisë civile, me qëllim që ajo të plotësohet në një kohë sa më të shkurtër.
Trajtimi i njëhershëm i të dy temave të mësipërme për pasojë është zgjidhja më e mirë.


Bashkimi Evropian në dokumentet themeltarë, direktivat dhe jurisprudencën e institucioneve të veta, ka përcaktuar se fusha e prokurimit publik në hapësirën Evropiane duhet respektojë dhe të garantojë:


• Ndalimin e diskriminimit mbi bazën e kombësisë;
• Lëvizjen e lirë e mallrave;
• Lirinë për të ofruar shërbime;
• Lirinë e vendosjes.



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *