Raportin i 4 u vlerësimit mbi veprimtarinë e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe Gjykatave të Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

CSDG – Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes prezantoi ditën e sotme raportin e 4 të vlerësimit mbi veprimtarinë e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe Gjykatave të Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ky raport ofron një këndvështrim të shoqërisë civile mbi performancën e këtyre institucioneve në trajtimin e korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar – dy probleme madhore që prekin shoqërinë shqiptare.

Objektivi kryesor është të ofrojë një vlerësim gjithëpërfshirës, duke analizuar aspektet sasiore dhe cilësore të veprimtarisë së këtyre institucioneve, dhe të krijojë një platformë të pavarur për diskutim konstruktiv mes palëve të përfshira, medias dhe publikut të gjerë.

Diskutimet e zhvilluara ditën e sotme përbëjnë një hap të rëndësishëm në gjenerimin e rekomandimeve për përmirësimin e mëtejshëm të analizës së performancës së institucioneve dhe efektivitetit të masave në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Gjithashtu, ndarja e përvojave synoi të nxisë dhe forcojë më tej dialogun dhe bashkëpunimin ndërmjet shoqërisë civile dhe institucioneve të drejtësisë, me qëllim rritjen e transparencës dhe llogaridhënies.

Falënderojmë përfaqësuesit e institucioneve të posaçme, Kuvendit të Shqipërisë, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Këshillit të Lartë Gjyqësor, përfaqësuesit e misioneve ndërkombëtare në Shqipëri, dhe të gjithë të pranishmit në këtë tryezë për kontributin dhe pjesëmarrjen e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *