Rruga e Shqipërisë drejt Integrimit Europian: Kontrolli financiar dhe procesi i hapjes së negociatave për Kapitullin 32

Dokumenti i Politikave me titull “Rruga e Shqipërisë drejt Integrimit Europian: Kontrolli financiar dhe procesi i hapjes së negociatave për Kapitullin 32” është hartuar nga organizata Albanian Institute of Science AIS/Open Data Albania, në zbatim të projektit C1 – EU – NPA “Përmirësimi i Debatit mbi Politikat dhe Llogaridhënien për të Përmbushur të Drejtat Bazike”, përmes krijimit të Platformës së Negociatave të Cluster 1 Shqipëri.
Projekti zbatohet nga katër organizata shqiptare: Center for the Study of Democracy and Governance CSDG, Instituti i Studimeve Politike ISP, Komiteti Shqiptar i Helsinkit KSHH dhe Albanian Institute of Science AIS, me mbështetje të Ambasadës së Mbretërisë së Hollandës në Tiranë.
Dokumenti i Politikave “Rruga e Shqipërisë drejt Integrimit Europian: Kontrolli financiar dhe procesi i hapjes së negociatave për Kapitullin 32” prezantohet si pjesë e iniciativave të shoqërisë civile, që synojnë të japin kontributin e tyre në integrimin europian të vendit.
Gjetjet, Opinionet apo Rekomandimet e shprehura në këtë event përfaqësojnë këndvështrime të ekspertëve dhe organizatës AIS dhe nuk përkojnë me përgjegjësi të partnerëve apo mbështetësve të Projektit C1-EU-NPA.