Standardet e përfaqësimit: përfshirja e personave me nevoja të veçanta në zgjedhje dhe në jetën politike

Kushtetuta e RSH, legjislacioni dhe angazhimet ndërkombëtare ngarkojnë me përgjegjësi shtetin shqiptar për respektimin e parimit të së drejtës së votës për të gjithë qytetarët, përfshirë mijëra qytetarë me nevoja të veçanta.

Shqipëria iu bashkua vendeve që aplikojnë votën e shtetasve në botë, por nuk ka garantuar ende të drejtën e shtetasve brenda vendit, qytetarëve me nevoja të veçanta, deri edhe tek ata në regjime spitalore. Të gjitha vendet e BE-së, por edhe vende të rajonit, përfshirë Kosova, Maqedonia V, etj, i kanë dhënë zgjidhje ligjore dhe teknike kësaj problematike, ndërkohë që 9 muaj para zgjedhjeve 2025, ende Shqipëria nuk ka progres dhe as garanci se kjo e drejtë do të jetësohet.

Për të diskutuar këto problematika, detyrimet që ka Shqipëria, progresin e shënuar dhe sfidat për zgjedhjet 2025 dhe më tej, të drejtën e votës dhe të drejtën e përfaqësimit politik në vendimmarrje të personave me nevoja të veçanta, Instituti i Studimeve Politike (ISP) organizoi tryezën “Standardet e përfaqësimit: përfshirja e personave me nevoja të veçanta në zgjedhje dhe në jetën politike”.

Ambasadori i Mbretërisë së Vendeve të Ulta në Shqipëri Z. Reinout Vos, solli përvojën europiane dhe të vendit të tij lidhur me të drejtat dhe përgjegjësitë e votimit dhe pjesëmarrjes politike të PAK.

Në emër të organizatave PAK prezantuan shqetësimet dhe sugjerimet e tyre Suela Lala (Fondacioni “Së Bashku”) si dhe Florjan Rojba (Shoqata e Njerëzve që nuk dëgjojnë).

Në emër të institucioneve të përfshira në këtë problematikë kontribuuan në debat Ilirjan Celibashi (Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve), Erinda Ballanca (Avokate e Popullit) dhe Robert Gajda (Komisioner kundër Diskriminimit).

Pozicioni i Kuvendit dhe i partive kryesore politike u soll përmes opinioneve të shprehura nga deputetët Damian Gjiknuri (Partia Socialiste) dhe

Dhurata Çupi (Partia Demokratike).

Pjesëmarrës në takim ishin përfaqësues nga institucione ndërkombëtare në Tiranë, përfshirë delegacioni BE-së dhe ambasada britanike, OSBE, CoE, NDI, IRI, IDEA, WFD, etj, si dhe përfaqësues nga organizatat më të njohura të shoqërisë civile nga Shqipëria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *