U mbajt sot tryeza e diskutimit ”Vlerësimi i Sistemit të Vlerësimit të Performancës së Prokurorëve në Shqipëri: Problematika dhe Rekomandime”, ku u prezantua një dokumentim i politikave i hartuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes.
Në këtë takim morën pjesë Mirela Bogdani, Kryetare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Olsian Cela, Prokurori i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë, Jorida Tabaku, Kryetare e Komisionit për Çështjet Evropiane, si dhe anëtarë të KLP, prokurorë, ekspertë, anëtarë të trupit diplomatik dhe shoqërisë civile. Analiza synoi të evidentojë problematikat dhe indikatorët që lidhen me performancën e prokurorëve nëpërmjet pesë parametrave kryesorë si:
1) Drejtësinë dhe objektivitetin,
2) Saktësinë dhe besueshmërinë,
3) Gjithëpërfshirjen,
4) Transparencën dhe përgjegjshmërinë,
5) Orientimin drejt rezultateve.
Gjetjet dhe rekomandimet e këtij dokumenti u vlerësuan si një bazë për rritjen e ndërgjegjësimit mbi funksionimin e sistemit të vlerësimit të prokurorëve dhe se cilat hapa nevojiten të ndërmerren për ta bërë këtë sistem funksional.
C1-EU-NPA” – Platforma e Shoqërisë Civile për negociatat e Grupit të Parë të Kapitujve (#CLUSTER1) me Bashkimin Evropian” mbështetur nga Embassy of the Netherlands in Albania.