Tryezë Diskutimi – “Kontrolli Financiar dhe Integriteti në Buxhetim: Procesi i Hapjes së Negociatave për Kapitullin 32”

ë kuadër të serisë së prezantimeve dhe diskutimeve me aktorë të rëndësishëm në procesin e negociatave, Instituti Shqiptar i Shkencës (AIS) organizoi ditën e sotme Tryezën e Diskutimit “Kontrolli Financiar dhe Integriteti në Buxhetim: Procesi i Hapjes së Negociatave për Kapitullin 32”.

Gjatë aktivitetit u diskutua me të ftuar dhe pjesëmarrës nga institucionet publike si edhe ekspertë të fushës mbi 2 dokumenta politikash:

1️⃣ Rruga e Shqipërisë drejt Integrimit Evropian: Kontrolli Financiar dhe Procesi i Hapjes së Negociatave për Kapitullin 32, përgatitur nga AIS

2️⃣ Financat Vendore; Llogaridhënia dhe Integriteti Financiar – përgatitur nga Albanian Tax-Economic Center – ALTAX

💸Megjithëse, Kontrolli Financiar është një nga 33 kapitujt negociues, zbatimi i kuadrit ligjor në Shqipëri paraqet sfida të caktuara. Në këtë drejtim panelistët por edhe të ftuarit e pranishëm theksuan rëndësinë e përmbushjes së detyrimeve për Kapitullin 32 “Kontrolli Financiar”.

Kjo jo vetëm si një nga kapitujt më kompleks dhe të rëndësishëm të Grupkapitullit 1 (#Custer1), por edhe si një detyrim të vendit për arritjen e stabilitetit financiar, parandalimin e keqpërdorimit të mjeteve financiare dhe shpenzimin efikas dhe transparent të fondeve publike.

Disa nga çështjet e diskutuara dhe rekomandimet e sugjeruara patën në fokus: 👇

  • Angazhimin dhe përfshirjen e të gjithë aktorëve si dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe mbështetjen prioritare nga Qeveria dhe Kuvendi;
  • Përshpejtimin e procesit të shqyrtimit analitik (screening) të legjislacionit për përafrimin me acquis të BE-së për Kapitullin 32;
  • Forcimin e ekspertizës dhe qëndrueshmërisë së strukturave dhe burimeve njerëzore të përfshirë në procesin e negocimit,
  • Shtrirjen e edukimit financiar si edhe përmirësimin e transparencës dhe llogaridhënies ndaj publikut për përmbushjen e detyrimeve të përafrimit me acquis të BE-së për Kapitullin 32.

Dokumentin e Politikave mund ta aksesoni duke klikuar në faqen e dedikuar të Cluster 1:

http://cluster1albania.com/…/rruga-e-shqiperise-drejt…/

©️ “C1-EU-NPA – Platforma e Shoqërisë Civile për negociatat e Grupit të Parë të Kapitujve (#CLUSTER1) me Bashkimin Evropian” mbështetur nga Embassy of the Netherlands in Albania🇧🇶

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *