Në bashkëpunim me Komisionin për Integrimin Evropian, në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë u zhvillua në datën 15 Nëntor 2021 Tryeza e I e Diskutimit “Përmirësimi i Debatit të Politikave dhe Llogaridhënies në Përmbushjen e Grupit të Parë të Kapitujve Negociues (Cluster 1)”.
Kjo tryezë u realizua në kuadër të projektit “Përmirësimi i Debatit të Politikave dhe Llogaridhënies në Përmbushjen e Grupit të Parë të Kapitujve Negociues (Cluster 1), përmes Krijimit të Platformës së Negociatave BE-Shqipëri për Cluster 1 (C1-EU-NPA)”, mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulta në Tiranë.
Objektivat e projektit synohet të realizohen përmes gërshetimit të komponentëve të hulumtimit, koordinimit/rrjetëzimit dhe komunikimit/advokimit.
Nëpërmjet komponentëve të komunikimit dhe advokimit projekti synon forcimin e mbështetjes për institucionet publike të përfshira në procesin e negociatave, nxitjen e mëtejshme të këtyre institucioneve për të përmbushur sa me shpejt standardet e integrimit dhe forcimin e llogaridhënies publike mbi procesin.
Në këtë kontekst, shprehja e angazhimit dhe gadishmërisë së aktorëve qeveritare dhe jo-qeveritare për të kontribuar në procesin e negociatave për grupin e parë të kapitujve (Cluster 1) dhe integrimin në tërësi, përbënë qëllimin kryesor të kësaj tryeze të parë diskutimi.