Institituti i Studimeve Politike (ISP) zhvilloi Tryezën e Diskutimit lidhur me “Standardet e jetësimit të procesit të konsultimit publik në shqipëri: gjetje dhe rekomandime “.
Ky aktivitet, u moderua nga lektori dhe gazetari Z. Lutfi Dervishi, u përshëndet nga Drejtori Ekzekutiv i ISP, Z. Afrim Krasniqi, Ambasadori i i Mbretërisë të Vendeve të Ulta në Tiranë H.E. Mr. Reinout Vos si dhe Ambasadori iOSBE në Shqipëri. Në bashkëpunim me OSBE dhe ISP dy ekspertët Z. Afrim Krasniqi dhe Znj. Migena Kondo kanë analizuar dhe ofruar gjetje nga standardet e konsultimit parlamentar në Shqipëri, si dhe një rast konkret, procesin e konsultimit publik për ligjin 25/2022 “Për mbështetjen dhe zhvillimin e startup-eve”.
Në këtë tryezë pati ndërhyrje dhe nga përfaqësuesit e institucioneve kryesore, Znj. Jorida Tabaku, Kryetare, Komisioni për Çështjet Europiane; Z. Taulant Balla, Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin; Znj. Zheni Gjergji, Kryetare, Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë; Znj. Ina Zhupa, Kryetare, Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e informimit public; Z. Tedi Dobi, Zv/Minister i Drejtësisë si dhe nga shoqëria civile Z. Gjergj Vurmo ( IDM) dhe Znj. Klodiana Kapo (Qendra Faktoje).
Procesi i konsultimit publik është një detyrim ligjor (ligji 146/2014) dhe një standard thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien në funksion të shtetit të së drejtës dhe demokracisë funksionale. Shqipëria duhet të përmirësojë mekanizmat parlamentar dhe ato të koordinimit ndërqeveritar dhe efektivitetin e konsultimeve të tij me palët e interesuara joqeveritare.
Ky aktivitet i Institutit te Studimeve Politike (ISP) është realizuar në kuadër të projektit C1 – EU – NPA, “Përmirësimi i Debatit mbi Politikat dhe Llogaridhënien për të Përmbushur të Drejtat Bazike, përmes krijimit të Platformës së Negociatave të Cluster 1 Shqipëri”, zbatuar nga katër organizata shqiptare, Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Instituti për Studimet Politike dhe Instituti Shqiptar i Shkencës, me mbështetjen financiare të Embassy of the Netherlands in Albania.