“Roli i Kuvendit në Procesin e Integrimit të Shqipërisë në BE” ishte forumi i radhës i debatit të organizuar nga Instituti i Studimeve Politike (ISP). Gjatë debatit kontribuuan me ndërhyrjet e tyre zv/kryetarja e Kuvendit zonja Ermonela Felaj, kryetarja e Komisionit të Integrimit Europian zonja Jorida Tabaku, deputetët Erisa Xhixho dhe Belind Këlliçi, ish ministri i jashtëm Ditmir Bushati, etj. Takimi u përshëndet nga ambasadori i Mbretërisë së Vendeve të Ulta z. Reinout Vos. Studiuesi Altin Gjeta, ekspert i ISP prezantoi gjetjet kryesore të policy paper lidhur me rolin, bilancin dhe sfidat e parlamentit shqiptar për një rol më aktiv dhe më institucional në procesin e integrimit. Pjesëmarrës ishin diplomatë, ekspertë, përfaqësues të institucioneve, të shoqërisë civile dhe të medias.
Gjatë takimit u diskutuan aspekte konkrete të aktivitetit parlamentar në procesin e integrimit, u soll përvoja pozitive e vendeve të tjera, u ngritën problematikat kritike që kanë të bëjnë me dobësi në jetësimin e funksionit thelbësor parlamentar në procesin ligjvënës, mbikëqyrjen parlamentare dhe kontrollin e munguar të pushtetit ekzekutiv, si dhe lidhur me elementët e vullnetit politik, qasjes institucionale dhe konsultimeve me shoqërinë civile, grupet e interesit dhe publikun.
tps://www.youtube.https://www.youtube.com/watch?v=JkSmAWTkHmYcom/watch?v=JkSmAWTkHmY