Ndikimi i metodologjisë së re të zgjerimit në negociatat e grupit të parë të kapitujve të Shqipërisë me BE-në

Integrimit europian i Shqipërisë është i lidhur ngusht me Metodologjinë e Re të Zgjerimit të miratuar në mars 2020. Ndryshimet në politikën e zgjerimit janë gjithëpërfshirëse dhe të thella. Mekanizmat e rinj parashikojnë rritjen e besueshmërisë tek procesi nëpërmjet forcimit të koordinimit politik mes BE-së dhe vendeve negociuese; grupimin e kapitujve në gjashtë blloqe; dhe së fundi e bëjn procesit të kthyeshëm. Në këtë kuptim, Metodologjia e Re duket si thikë me dy presa ndaj negociatave të Shqipërisë me BE-në; mund ta përshpejtojë procesin, por edhe mund të ngadalësojë ose ngrij negociatat.


Koordinimit politik midis BE-së dhe Shqipërisë pritet të ndikojë pozitivisht në ritmin e reformave, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe funksionimit të institucioneve demokratike. Ndërkohë, negocimi në blloqe i kapitujeve do të bëjë procesin teknikisht dhe politikisht më kërkues dhe sfidues për Shqipërinë. Progresi në reformën në drejtësi pritet të përshpejtojë rrugën e integrimit europian të Shqipërisë, por nësë ka ngecje ka gjasa të minojë procesin e negociatave. Metodologjia e Re nuk ofron mekanizma të rinj domethënës për të frenuar prirjen e Shqipërisë ndaj krizave politike artificiale dhe koodinimit të dobët ndër-institucional. Masat korrigjuese mund të rivitalizojnë procesin e intehrimit duke injektuar reformat e nevojshme në funksionimin e institucioneve demokratike. Por, me rritjen e fuqisë së vetos së shteteve anëtare gjatë gjithë procesit negociues, dikush në Union gjithmonë mund t’i thotë jo një vendi negociues. Shqipëria nuk është imune ndaj këtij rreziku potencial.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *