Forcimi i Përgjegjshmërisë së Institucioneve të Qeverisjes Vendore

Transparenca, llogaridhënia dhe rëndësia që ka puna e institucioneve të qeverisjes vendore në rrugën drejt integrimit europian ishin në fokus të konferencës “Forcimi i Përgjegjshmërisë së Institucioneve të Qeverisjes Vendore”, të organizuar nga Faktoje dhe projekti C1-EU-NPA, me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në Tiranë.

“Bashkitë kanë një rëndësi shumë të veçantë për Bashkimin Europian” – me këtë mesazh e çeli konferencën ambasadori holandez në Tiranë, z. Reinout Vos, i cili theksin e vendosi tek llogaridhënia, jo vetëm përpara institucioneve të BE-së por edhe përballë qytetarëve.

Lidhur me llogaridhënien dhe transparencën e punës së institucioneve të qeverisjes vendore, drejtuesja ekzekutive e qendrës Faktoje, Klodiana Kapo referoi punën e kryer për monitorimin e disa bashkive në vend përmes projektit “10 bashki, 40 premtime” të mundësuar nga National Endowment for Democracy dhe zbatuar nga Faktoje në 4 vitet e fundit.

Z. Rudin Beka, zëvendëskryetari i Bashkisë Shkodër, një nga bashkitë e monitoruara me performancën më të lartë sa i përket transparencës theksoi rëndësinë që kjo transparencë e matur në procedura dhe letra, të transmetohet edhe tek perceptimi i qytetarëve dhe impakti në jetën e tyre të përditshme.

Eksperti i çështjeve të integrimit Europian nga projekti C1-EU-NPA, Geron Kamberi solli disa shifra që tregojnë rëndësinë që ka menaxhimi i financave publike në nivel lokal, veçanërisht si pjesë e Bashkimit Europian.

Drejtuesi i Akademisë së Studimeve politike, Erjon Tase në fjalën e tij theksoi rëndësinë që duhet të ketë kryetari i bashkisë në zhvillimin ekonomik të qytetit, duke sjellë vizionin e tij dhe jo duke u kthyer në noterë të qeverisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *