Të qeverisurit në baze numrave: Tryezë Diskutimi mbi Qeverisjen e Statistikave në Shqipëri

Tiranë, 14 shkurt 2024 – Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes (CSDG), në kuadër të Muajit te Angazhimit te Shoqerise Civile per Integrimin Evropian, mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulta në Tiranë, organizoi një tryezë diskutimi mbi qeverisjen e statistikave në Shqipëri.

Tryeza e Diskutimit, e cila u mbajt në ambientet e Hotel Rogner, u shoqërua nga një numër i madh i pjesëmarrësve nga institucionet vendore, akademia, shoqëria civile dhe përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar. Temat kryesore të diskutuara përfshinë rëndësinë e qeverisjes së statistikave, si kuadër për prodhimin e statistikave cilësore.

Eventi nisi me ndërhyrjet nga Arjan Dyrmishi, Drejtor Ekzekutiv i CSDG; Ambasadori i  Mbretërisë së Vendeve të Ulta në Tiranë, Z. Reinout Vos; Ambasadori i Suedisë në Tiranë, Z. Niklas Ström; Deputet i Komisioni i Ekonomisë dhe Financave, Milva Ekonomi; Deputet i Komisionit të Edukimit dhe Medias, Ina Zhupa, dhe drejtoreja e Drejtorise se Prodjimit te Statistikave  INSTAtT, Elona Sevrani.

Pas panelit hyrës, u prezantuan gjetjet dhe rekomandimet e studimit “Të Qeverisurit në Bazë të Numrave: Qeverisja e Statistikave në Shqipëri”. Studimi synon të japë një panoramë të përgjithshëm mbi standardet, metodologjinë dhe cilësinë e statistikave zyrtare në Shqipëri, duke nxitur një debat të nevojshëm rreth qeverisjes së statistikave.

Sesioni i mëtejshëm u fokusua në përspektivat e aktorëve pjesë të qeverisjes së statistikave, për të ndarë sfidat dhe rekomandime të mëtejshme. Kelment Greca, Drejtor në Departamentin e Administrimit të Gjykatave dhe Teknologjisë së Informacionit, Këshilli i Lartë Gjyqësor; Argita Frashëri, Drejtor i Statistikave Financiare, Banka e Shqipërisë; Kozeta Sevrani. Kryetar i Këshillit të Statistikave, përfaqësues nga rradhët e akademisë; dhe Prof. Dr. Besa Shahini Profesor për Statistikë dhe Informatikë të Aplikuar, Universiteti i Tiranë ndanë perspektivën e tyre mbi cilësinë e statistikave zyrtare. Diskutimet nënvizuan nevojën për cilësi, transparencë dhe bashkëpunim midis palëve të interesuara në ciklin statistikor, nga mbledhja e të dhënave deri në shpërndarje.

Në përfundim, diskutimi u shndërrua në një platformë për ndarjen e praktikave më të mira dhe nxitjen e dialogut për të përmirësuar qeverisjen e statistikave në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *