Takimi i parë i projektit “Regional Fundamentals Snapshot” – Advancing Cooperation on EU Cluster 1 in Albania, Kosovo, and North Macedonia

U mbajt takimi i parë i projektit “Regional Fundamentals Snapshot” – Advancing Cooperation on EU Cluster 1 in Albania, Kosovo, and North Macedonia (Pasqyrë Rajonale mbi Themeloret” – Avancimi i Bashkëpunimit për Grupkapitullin 1 të BE-së në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut), të mbështetur nga Fondi i Ballkanit Perëndimor. Ky workshop u mbajt ehde ne kuader te muajit te angazhimit te Shoqerise Civile per Antaresimin ne BE, mbeshtutur nga ambsada e Mbreterise se Vendeve te Ulta ne Shqiperi.

Takimi u zhvillua në Tiranë, ku partnerët diskutuan përvojën dhe praktikat e mira të Shqipërisë në avancimin e Grupit të Parë të Kapitujve Negociues të BE (Grupkapitulli 1), si dhe mësimet që mund të shërbejnë për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

Diskutimet u fokusuan në:

• Përvojat konkrete të Shqipërisë në përmbushjen e obligimeve që dalin nga Grupkapitulli 1.

• Sfidat e përbashkëta rajonale dhe boshllëqet ekzistuese

• Mundësitë për bashkëpunim rajonal dhe mësim të ndërsjellë

• Rëndësinë e angazhimit shumëpalësh dhe dialogut të bazuar në prova

• Rolin e shoqërisë civile në shtyrjen përpara të agjendës së integrimit evropian

• Mekanizmat bashkëpunues të shoqërisë civile

Pjesëmarrësit theksuan se progresi në këtë grupkapitull kërkon, mbi të gjitha, punë teknike të qëndrueshme, por edhe vullnet politik për ta vendosur integrimin evropian në krye të agjendës kombëtare.

Shoqëria civile ka një rol të pazëvendësueshëm në shtyrjen përpara të kësaj agjende – përmes monitorimit, analizës, dialogut të bazuar në fakte dhe avokimit për reforma reale. U theksua gjithashtu rëndësia e krijimit të një mjedisi favorizues për pjesëmarrjen aktive të shoqërisë civile.

Projekti implementohet nga Instituti i Kosovës për Drejtësi – IKD, në bashkëpunim me Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes – CSDG dhe Qendrën për Gazetari Hulumtuese-SCOOP Macedonia, ndërsa mbështetet nga Fondi i Ballkanit Perëndimor, dhe ka për qëllim ndërtimin e një qasjeje më të koordinuar rajonale për avancimin e reformave në kuadër të Grupkapitullit 1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *