Në Prishtinë, IKD, në bashkëpunim me CSDG dhe SCOOP Macedonia, organizoi një takim rajonal kushtuar Kapitujve të BE-së:
• Kapitulli 23 – Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore
• Kapitulli 24 – Drejtësia, Liria dhe Siguria
Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të OJQ-ve dhe institucioneve publike nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, të cilët diskutuan sfidat, progresin dhe gjetjet e raporteve të vendeve përkatëse në kuadër të procesit të integrimit evropian.
Diskutimet konfirmuan se të tri vendet kanë kaluar fazën e ndërtimit të kornizës ligjore dhe po hyjnë në një fazë më kërkuese – atë të testimit institucional.
Sfida kryesore në Grupkapitullin 1, që përfshin Kapitujt 23 dhe 24, nuk është më përafrimi formal me standardet e BE-së, por ndërtimi i institucioneve që prodhojnë rezultate të qëndrueshme – përmes koordinimit efektiv, stabilitetit institucional dhe respektimit të ndarjes së pushteteve.
Bashkëpunimi rajonal dhe dialogu i bazuar në fakte mbeten thelbësore për të avancuar drejt institucioneve më të forta dhe më të përgjegjshme.
Takimi u organizua në kuadër të projektit
“Vlerësim Rajonal i Reformave Thelbësore: Avancimi i Bashkëpunimit për Grupkapitullin 1 të BE-së në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut”
(Regional Fundamentals Snapshot: Advancing Cooperation on EU Cluster 1 in Albania, Kosovo, and North Macedonia).
Projekti mbështetet nga Fondi i Ballkanit Perëndimor dhe synon ndërtimin e një qasjeje më të koordinuar rajonale për avancimin e reformave në kuadër të Grupkapitullit 1.
