Duke pasur në vëmendje se integrimi në Bashkimin Evropian është një prioritet kombëtar për shoqërinë shqiptare, që kërkon angazhimin e të gjithë grupeve sociale, u zhvillua një diskutim i hapur mes studentëve të Fakultetit të Shkencave Politike-Juridike në Universitetin “Aleksander Moisiu” në Durrës, në prani të Ambasadorit të Vendeve të Ulta në Tiranë, SH.T. Reinout Vos, si dhe përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile.
Pjesëmarrësit shkëmbyen mendime dhe pyetje-përgjigje në lidhje me procesin e integrimit, rolin e Mbreterisë së Vendeve të Ulta në këtë proces, si dhe reformat që duhet të kryejë Shqipëria për të anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
Ky takim vjen si një angazhim i platformës sonë për të rritur pjesëmarrjen dhe debatin publik mbi procesin e integrimit evropian.