Takim me përfaqësues të medias

Në një përpjekje të përbashkët për të rritur transparencën, përgjegjshmërinë e insitucioneve dhe informimin e publikut mbi procesin e anëtarësimit në BE, organizatat partnere organizuan së fundmi një takim me përfaqësues të medias. Objektivi ishte të nxiste bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacionit, duke siguruar që media të jetë e pajisur mirë për të përmbushur detyrën e saj për të shpërndarë informacion të saktë në lidhje me rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

Takimi, i organizuar nga Platforma e Negociatave të BE-së Cluster One – Shqipëri (C1-EU-NPA), shënoi një hap të rëndësishëm drejt kapërcimit të hendekut midis fazave të ndërlikuara të anëtarësimit në BE dhe ndërgjegjësimit të publikut. C1-EU-NPA njeh rëndësinë e nxitjes së një diskursi publik të informuar. Duke u angazhuar me përfaqësues të medias, platforma synon të ofrojë informacion të saktë dhe gjithëpërfshirës për procesin e anëtarësimit në BE. Platforma inkurajon përfaqësuesit e medias që të gjurmojnë dhe raportojnë mbi progresin e matshëm të bërë nga Shqipëria në përmbushjen e kritereve të anëtarësimit në BE, duke siguruar që publiku të jetë i informuar për përparimet dhe sfidat qe ky proces mbart.